Si iu bë qarja RTK-së?-Sejdiu: Zgjidhja ishte aty, njëjtë zgjidhet edhe çështja e buxhetit

Analisti Dardan Sejdiu ka komentuar ndarjen e buxhetit shtesë nga Qeveria në detyrë për pagat e punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës tha se zgjidhja për këto mjete ka qenë dhe se e njëjta vlen edhe për buxhetin e vendit.

“Zgjidhja ka qenë aty, zgjidhja e njëjtë është edhe për çështjen e moskalimit të buxhetit, domethënë është fare e thjeshtë, me u zgjidhur edhe ky problem”.

“ Por për ta bërë këtë, duhet një premisë bazike për me kuptuar partitë politike. Ajo është që pa njëra tjetrën nuk munden”, shtoi Sejdiu.

Qeveria në detyrë vendosi sot për ndarjen e  4 milionë e 480 mijë eurove për punëtorët e transmetuesit public, vendim ky që erdhi në ditën e katërt të grevës së tyre për rrogat.