Në Itali, mediat kanë publikuar listën e 24 personave të dyshuar, për të cilët Gjykata e Breshias ka lëshuar urdhër-arreste, si pjesë e një klani shqiptar që dyshohet se ka trafikuar drejt Italisë rreth 1.3 tonë kokainë dhe heroinë gjatë pesë viteve të fundit.
Sipas hetimeve, 24 të dyshuarit janë vendosur nën masa sigurie: 21 janë dërguar në burg, ndërsa 3 janë vendosur në arrest shtëpie. Gjatë operacionit janë sekuestruar asete me vlerë rreth 3 milionë euro, si dhe është dokumentuar një rrjet i mirëorganizuar i transportit të lëndëve narkotike.
Autoritetet italiane kanë identifikuar të gjithë emrat e personave të arrestuar në këtë operacion të gjerë antidrogë. Ndërkohë, në Shqipëri, Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj janë vënë në pranga nga Policia e Shtetit, pas ekzekutimit të urdhrit të arrestit të lëshuar nga Gjykata e Breshias. (A2 Televizion)












