Lazio i bën sërish dalje Hysajt, shqiptari mbetet jashtë Serie A

Nëse te Shqipëria ka treguar një super nivel në kualifikueset e fundit, Elseid Hysaj nuk po kalon momente aspak të mira te Lazio.

Së fundmi, klubi bardhekaltër ka habitur jo pak duke vendosur të largojë shkodranin nga lista e lojtarëve të federuar për në Serie A dhe në vend të tij të regjistrojë mesfushorin, Fisayo Dele-Bashiru.

“Lazio bën me dije se Fisayo Dele-Bashiru është përfshirë në listën e lojtarëve të federuar në Lega Serie A për të zëvendësuar Elseid Hysaj”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër.

Në këtë mënyrë, Hysaj mund të aktivizohet tani vetëm në ndeshjet e Kupës së Italisë, deri në njoftim të dytë.

The post Lazio i bën sërish dalje Hysajt, shqiptari mbetet jashtë Serie A appeared first on Telesport.