Nuk po i ecën në Gjermani, Messi kërkon transferimin e sulmuesit të njohur tek Inter Miami

Pasi hodhi poshtë mundësinë për t’u transferuar te Barcelona gjatë 3 muajve që MLS është pushim, Leo Messi duket se ka një projekt ambicioz tek Inter Miami. Argjentinasi ka kërkuar nga drejtuesit e klubit tramsferimin e një sulmuesi gjatë afatit të merkatos.

Mediet gjermane zbulojnë se është pikërisht sulmuesi Timo Werner ai që është pranë transferimit në MLS. Sulmuesi gjerman nuk po gjen hapësira pas rikthimit te Leipzig dhe duket i joshur nga ideja për të provuar një aventurë të re, aq me tepër që do të ketë në krah një legjendë si Leo Messi.

Tek Inter Miami janë të sigurt që Werner është profili i sulmuesit që iu mungon, gjermani mund të jetë vendimtar në arritjen e objektivave të ekipit amerikan.

The post Nuk po i ecën në Gjermani, Messi kërkon transferimin e sulmuesit të njohur tek Inter Miami appeared first on Telesport.