Një çështje e re tek Inter? Lautaro zemërohet me Chivu, por pse?!

Inter humbi në frymën e fundi 2-1 ndaj Atletico Madridit në supersfidën e luajtur në “Metropolitano”. Në minutën e 72-të, kur rezultati ishte ende 1-1, Lautaro Martinez u zëvendësua nga trajneri Cristian Chivu, gjë që nuk la një shije të mirë tek argjentinasi. E dyta ndeshje rresht, që Martinez zëvendësohet nga Chivu, duke krijuar idenë që mes tyre ka një “ftohej”.

Julio Cesar, ish-legjenda e Interit, tashmë në rolin e analistit dhe komentatorit në “Amazon Prime Italia” u shpreh se Martinez është i zemëruar me trajnerin Chivu, referuar këtu mënyrës si reagoi argjentinasi në momentin e zëvendësimit.

“Duke parë momentin kur del nga fusha e lojës, kuptohet qartë që Lautaro është i zemëruar me Chivu”, tha Cesar.

The post Një çështje e re tek Inter? Lautaro zemërohet me Chivu, por pse?! appeared first on Telesport.