Juventus bën gjestin e bukur për 400 tifozët bardhezi të pranishëm në Bodo

Juventus ka bërë një gjest të bukur për 400 tifozët bardhezi të pranishëm në transfertën delikate ndaj Bodo/Glimt në Norvegji, aty ku italianët fituan 2-3 në minutat e fundit.

Klubi bardhezi ka vendosur të shpërblejë me një bonus prej 30 eurosh për 400 tifozët që mbështetën skuadrën në Norvegji. Këtë shumë simbolike kanë të drejtë ta përdorin në dyqanin zyrtar të klubit.

Për shkak të kushteve ekstreme të motit, kthimi nga Bodo nuk ishte aspak i lehtë për bardhezinjtë, ku udhëtimi u shoqërua me vonesa dhe shtyrje të mëdha. Te Juventus shpresojnë të vazhdojnë me ecurinë e fitoreve, pas asaj në Champions, të rikthehen te tre pikët edhe në Serie A.

The post Juventus bën gjestin e bukur për 400 tifozët bardhezi të pranishëm në Bodo appeared first on Telesport.