Kelmendi: Sonte i tregojmë me shifra dhe fakte se si fiton Vuk Hamoviqi i Serbisë me rrymën në Kosovë

Adriatik Kelmendi, autor i emisionit “Rubikon” paralajmëroi se në edicionin e sontëm do të paraqesin “me shifra dhe fakte” se si Vuk Hamoviq i Serbisë nga kompania EFT (e ashtuquajtura “mafi energjetike” edhe nga vetë Albin Kurti) përfitojnë shuma marramendëse parash me rrymën në Kosovë.

Të ftuar, siç tha Kelmendi, do ta ketë eksperten energjetike, dhe zyrtaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Janina Ymerin.

Positmi i plotë:

Sonte mos e huqni Rubikonin. Me fakte dhe shifra shpjegohet fije për pe “e vërteta që po synohet të fshihet”, se si Kosova thuajse çdo ditë blen rrymë me çmime marramendëse nga EFT e Vuk Hamoviq i Serbisë, se si rritet artificialisht çmimi i rrymës dhe nevoja për import, për kompanitë “fantome” që qarkullojnë qindra milionë euro me tregti rryme në Kosovë, se si “qëllimshëm” nuk prodhohet rrymë në Kosovë për t’u importuar rryma nga jashtë, se kush po pasurohet me rrymë në kurriz të qytetarëve e shumë të tjera, me eksperten energjetike Janina Ymeri.