Dorëzohet Kurti: Për RTK’në po ndahen mjetet e nevojshme nga kategoria e kursimeve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se do të ndajnë para për RTK’në nga kategoria kursimet.

“Që në muajin gusht ne e bëmë një zgjidhje të përkohshme, duke dhënë overdraftin për RTK me shpresën që pas konstituimit të kuvendit dhe themelimit të komisioneve parlamentare, të arrihet zgjidhja e duhur për të cilën kishim përgjegjësi të gjitha partitë politike parlamentare. Ne nuk i kishim votat e mjaftueshme pasi partitë tjera refuzuan kategorikisht pagat për RTK. Siç edhe e ka paralajmëruar ministri Hekuran Murati këtë të hënë në konferencë, kemi shqyrtuar disa opsione të mundshme për të dalë nga kjo situatë. Në këtë mbledhje, mjetet e nevojshme po ndahen nga kategoria e kursimeve. Pra kjo zgjidhje e sotshme, apo më mirë të themi mënyrë e tanishme është veçse një improvizim i detyruar, pas përpjekjeve tona të vazhdueshme në kuvend për ta miratuar aty buxhetin për RTK’në.” /GazetaExpress/