Gashi i LDK-së për politikën e jashtme: Misioni pas zgjedhjeve, rikthimi i raporteve me ShBA-në

Rikthimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është misioni që duhet realizuar menjëherë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, tha Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kosova e sanskionuar dhe e izoluar nga miqtë perëndimor është diçka që e do “vetëm Serbia”, tha Gashi në një shkrim në Facebook.

Postimi i plotë:

Politika e jashtme për Kosovën s’është opsion. Është mbijetesë.

Për shumë shtete diplomacia është ekonomi e fqinjësi.

Për ne është garancia e lirisë, sigurisë dhe pavarësisë.

30 vite arritje –

🇽🇰 çlirimi

🇽🇰 NATO në terren

🇽🇰 UNMIK

🇽🇰 pavarësia

🇽🇰 ndërtimi i shtetit –

janë bërë me mbështetjen e SHBA-së, Perëndimit dhe botës demokratike.

E prapë dëgjoj: “Çka na duhet Amerika? Jemi shtet vetë.”

Fjalë të lehta për dikë pa përvojë.

 Por jo për një politikan.

 Aq më pak për dikë që mban postin e Kryeministrit.

Kosova me sanksione nga miqt = Kosovë e rrezikuar.

Dhe këtë e do vetëm Serbia.

Pas zgjedhjeve, misioni duhet të jetë i qartë:

rikthimi i raporteve me SHBA-në dhe aleatët në nivelin më të lartë.

Për sigurinë.

Për territorin.

Për ekonominë.

Për anëtarësimin ndërkombëtar.

Unë kam punuar 4 vite për të afruar Kosovën me organizatat ndërkombëtare.

LDK do ta vazhdojë këtë punë – pa u ndalur.

Kosova nuk fiton me izolim.

Kosova fiton me aleatë. 🇽🇰🤝🇺🇸