Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është pyetur sot nga media për problematikën me “Trafikun Urban”, punëtorët e të cilëve janë tash e gjashtë muaj pa paga.
Ai është larguar nga aty duke mos e thënë asnjë fjalë.
Kurti deri më tani nuk ka folur asgjë në lidhje me buxhetin e vitit 2025 të Prishtinës, buxhet ky që po i pamundëson kësaj komune funksionimin e rregullt.











