Avokati Arianit Koci i angazhuar vullnetarisht në rastet e arrestimeve ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Serbi përfshirë edhe rastin e fundit të arrestimit të veteranit të luftës së UCK-së, Avni Qenaj, thotë për RTV21 se shteti duhet të veprojë në terren dhe të mos mjaftohet me deklarata e emaile.
Sipas Kocit çështja e arrestimeve të tilla duhet të merret seriozisht teksa shtoi se për ish-pjesëtaret e UCK-së të arrestuar nga Serbia duhet të krijohet edhe një fond si ndihmë për familjet e tyre.
”Janë shpeshtuar arrestimet. Na bëhet një mobilizim, unë sot po shkoj në Beograd. Duhet si shtet me u organizu që në kuadër të buxhetit për të arrestuarit në Hagë të krijohet një buxhet edhe për familjet e këtyre të arrestuarve të cilët po hynë në borxhe të mëdha ne si shtet duhet t’i ndihmojmë dhe MPJ bashkë me qeverinë duhet ta forcojnë edhe me staf edhe me të holla e vetura zyrën tonë në Beograd. Nuk na mbetet tjetër veçse me ngritë zërin. Duhet ta marrim këtë çështje me seriozitet dhe mos me kriju ndjenjën te qytetari se po dorëzohemi para Serbisë por duhet gjitha format me protestu, me reagua që këto arrestime mos me ndodh. Jemi në një formë në luftë të pashpallur me Serbinë, këtu pulitka ka rol vendimtar dy ditë e para kur arrestohen informacionet janë të kufizuara. Kjo është arsyeja q që po shkoj në Beograd por jo vetëm për këtë rast këtë fazë s’kam info. Ambasadori ynë atje po bën aq sa ka mundësi por këtu neve na duhet veprim në terren s’mjafton me deklarata dhe imaila a por duhet dikush të shkoj atje dhe të veprojë. Angazhimi i shtetit duhet me te jetë shume me i madh me i artikuluar dhe angazhim në terren dhe duhet të krijohet një fond për ta”, tha Koci











