Sot gjatë ditës në media u raportua se Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë arritur një marrëveshje për koalicion.
Por, e gjitha kjo nuk po del të jetë e vërtet.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në një prononcim për lajmi.net ka mohuar se ka marrëveshje me PDK-në.
“Nuk ka pas asnjë ftesë nga PDK, rrjedhimisht asnjë takim.”, tha fillimisht ai.
Në pyetjen për një koalicion me LDK-në, Limaj e pati këtë përgjigje: “Jemi në bisedime”.
Dorëzimi i koalicioneve në KQZ përfundon me 30 nëntor.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thirrur sot një konferencë për media, por duke mos u dhënë detaje. Nuk dihet nëse aty do të kumtohet lajmi për ndonjë koalicion parazgjedhor.
Nga zgjedhjet e kaluara kur Nisma kandidonte bashkë me AAK-në e Ramush Haradinajt shumçka ndryshoi, Haradinaj dhe Limaj prishën shumë marrëdhëniet e tyre, e kësisoj s’mbeti derë e hapur për bashkëpunim zgjedhjes.
Nuk dihet saktësisht nëse LDK dhe Nisma do jenë listë e përbashkët më 28 dhjetor.









