“S’e di nëse është më lehtë të kualifikohemi në Champions apo të shkoj në Botëror me Kosovën”

Pas fitores 2-0 ndaj Qarabag, Amir Rrahmani komentoi rikthimin e tij pas dëmtimit dhe performancën e Napolit: “Ndoshta kemi më shumë mundësi me ndryshimin e modulit, por gjithçka varet nga mënyra si lëvizim topin, qëndrimi dhe personaliteti. Sa më shumë kërkojmë topin, aq më lehtë dalim me të”.

Ai shtoi për grupin dhe qëndrimin e skuadrës: “Duhet të japim gjithmonë maksimumin. Ndonjëherë ndeshjet nuk shkojnë si duam, por duhet të besojmë dhe të kemi qëndrimin e duhur”.

Për rikthimin e tij, pas dëmtimit: “Ishte pak e vështirë, sepse kjo ishte ndeshja ime e shtatë brenda 3 javësh, pas 2 muajsh jashtë fushave. Trajneri më ka kursyer në disa ndeshje, por gjithsesi ishte shumë e vështirë”.

Për objektivat: “Nuk e di nëse është më lehtë të kualifikohemi në Champions apo të shkoj në Botëror me Kosovën. Shpresoj t’i arrij të dyja, të kem rezultatet më të mira të mundshme”.

The post “S’e di nëse është më lehtë të kualifikohemi në Champions apo të shkoj në Botëror me Kosovën” appeared first on Telesport.