McTominay: Fitorja ndaj Qarabag në Champions më e vështirë nga sa mendonim, tifozët e Napoli janë ikonikë

Scott McTominay, mesfushori i Napoli, ishte protagonist me një gol të shënuar në fitoren 2-0 që kampionët e Italisë arritën kundër Qarabag në Champions League. Skocezi u përqendrua në performancën e ekipit, kërkesat e trajnerit dhe atmosferën unike në stadiumin “Maradona”.

McTominay nuk i fshehu vështirësitë fillestare (pjesa e parë përfundoi pa gola), ndërsa ende shijon tre pikët: “Minutat e para ishin të vështira, shumë gabime, por kjo mund të ndodhë. Ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë, por na duhej të shënonim më shumë gola. Dua ta ndihmoj ekipin.”

Mesfushori më pas diskutoi marrëdhënien e tij me trajnerin dhe qëllimet e ekipit, me syrin e tij të vendosur tashmë te Serie A. “Trajneri kërkon standarde të larta nga unë, pavarësisht nëse shënoj apo jo. Dje morëm 3 pikë të rëndësishme për garën në Champions, por tani është koha për ndeshjen e ardhës në fundjavë”,tha McTominay.

Së fundmi, një deklaratë dashurie për tifozët napoletanë dhe ambiciet e klubit: “Turma këtu është diçka ikonike. Mendoj për shumë ëndrra që kemi arritur tashmë dhe ato që ende duam të arrijmë për këtë klub. Uroj që të realizojmë sa më shumë prej tyre“.

The post McTominay: Fitorja ndaj Qarabag në Champions më e vështirë nga sa mendonim, tifozët e Napoli janë ikonikë appeared first on Telesport.