Fillimi i sezonit nga portieri Yann Sommer nuk ka qenë bindës dhe pritja e tij e dobët ndaj gjuajtjes së Saelemaekers, që çoi në golin e Pulisic në derbi, nuk ka ndihmuar në forcimin e pozicionit të portierit zviceran.
Inter ka të ngjarë të vendosë të mos e mbajë Sommer (aktualisht 36 vjeç) vitin tjetër. Ndaj, në fund të këtij sezoni, klubi zikaltër do të duhet të kërkojë një portier të ri për t’iu bashkuar Josep Martinez, qoftë si titullar ose si zëvendësues.
Dy emrat e parë vijnë nga Serie A, të dy të rinj dhe premtues: Zion Suzuki (23 vjeç, portieri japonez aktualisht në pronësi të Parma deri në vitin 2029) dhe Elia Caprile (portieri 24 vjeç që luan me Cagliari, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2029).
Ata përfaqësojnë dy profile të ngjashme, pasi bëhet fjalë për dy portierë potencialin e duhur dhe të besueshëm në portë. Megjithatë, një opsion i tretë do të ishte Noah Atubolu i Fribourg, kontrata e të cilit skadon në vitin 2027.
The post Sommer nuk bind më, Inter ka gati dy zëvendësues që vijnë nga Seria A dhe një portier gjerman appeared first on Telesport.











