Barça u përplas me një “tren në ecje” në “Stamford Bridge”. Chelsea dominoi ndaj blaugranave, që nuk e ndoqën dot ritmin dhe mbetën me 10 lojtarë pas përjashtimit të hershëm të Ronald Araújos. Hansi Flick e pranoi se ndeshja ishte e dobët për të tijtë, por shmangu kritikat e tepruara:
“Kishim rast për të shënuar të parët. Luftuam, pashë disa gjëra pozitive, por humbëm shumë topa të lehtë nën presion. Luajtëm shumë minuta me një lojtar më pak dhe Chelsea është ekip i madh. Duhet ta pranojmë humbjen, por të mendojmë pozitivisht”.
Barça duhet të marrë 9 pikët e fundit për të synuar “top 8”. Flick është optimist me rikthimet e Raphinha dhe Pedrit. Ai pranoi rëndësinë e gabimeve me topin dhe theksoi incidentin me Araújon: “Duhet ta shoh videon. Kartoni i dytë i verdhë ndodh, por nuk ishte momenti i duhur”.
Flick kërkon më shumë agresivitet në duelet një kundër një dhe premton përmirësime: “Shikoj cilësinë dhe intensitetin në stërvitje; kam ndjesi të mira”. Chelsea menaxhoi ndeshjen me superioritet numerik, por trajneri gjerman theksoi se “Barcelona, pavarësisht humbjes, pati edhe gjëra pozitive”.
The post Premtimi i Flick, pas humbjes 3-0: Do të shihni një Barcelonë ndryshe appeared first on Telesport.











