“Interi është mes kandidateve për ta fituar Champions-in; në të ardhmen e imagjinoj veten në atë pankinë”

Atletico Madridi i Diego Simeones përgatitet të përballet me Interin në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve në Champions League. Trajneri argjentinas e vlerëson shumë skuadrën zikaltër: “Luan shumë mirë, me personalitet dhe skema ofensive shumë të qarta. Zikaltrit kanë një skuadër të pabesueshme. Kundër Milanit dominuan gjithë ndeshjen, krijuan raste dhe mund të fitonin. Në Champions, numrat flasin vetë: kanë luajtur dy finale, janë mes skuadrave favorite për ta fituar këtë edicion”.

Ai kërkoi mbështetjen e tifozëve: “Në shtëpi janë forca jonë kryesore”. Për Oblak dhe djalin e tij Giuliano tha se do të vlerësohen nga stafi mjekësor. Për Koke, që arriti 700 ndeshje: “Është shumë i rëndësishëm për ne”.

Mbi përballjen e vitit 2024: “Shumë gjëra kanë ndryshuar, por më pëlqen shumë skuadra e Interit. Edhe lojtarët që hynë nga stoli kundër Milanit treguan vlerën e tyre”. Simeone, që ka luajtur tek Interi (1997–1999), foli edhe për të ardhmen e tij: “Po, e imagjinoj që gjatë karrierës time si trajner do të kem edhe një periudhë tek Interi”.

 

The post “Interi është mes kandidateve për ta fituar Champions-in; në të ardhmen e imagjinoj veten në atë pankinë” appeared first on Telesport.