Spalletti: Fitore e merituar, por tani do të rri mbi lojtarët. Duhet vazhdimësi

Luciano Spalletti u shfaq i kënaqur pas fitores së Juventusit kundër Bodo/Glimt, fitorja e parë sezonale në Champions League: “Ishte thelbësore të tregonim një skuadër që luan hapur, që bën lojën në çdo zonë të fushës. Në pjesën e parë nuk shfrytëzuam disa raste të lehta, në të dytën rritëm ritmin dhe do të ishte mëkat të mos e merrnim avantazhin. Fitore e merituar, e dedikuar për tifozët që erdhën deri këtu”.

U panë më në fund edhe Openda dhe David: “Duhet t’i rrisim të gjithë. Jam i lumtur sepse pashë lojtarë më të çliruar. Mos harrojmë se ata janë njerëz që vuajnë, jo indiferentë siç mendojnë disa”. Duke folur për “Sky”, ai analizoi ndeshjen: “Skuadra shtyu gjithmonë përpara, me shpejtësi dhe kombinime të mira. Në këtë fushë vuajnë të gjithë”.

Mbi gjendjen psiko-fizike: “Jemi në vështirësi në çdo drejtim. Ndonjëherë mungon guximi dhe përgjegjësia. Është fitore thelbësore, por tani do të rri mbi lojtarët, duhet të konfirmohemi. Duhet rritur edhe gjendja fizike. Kemi ‘kuaj’ në motor dhe duhen gjetur zgjidhjet”.

The post Spalletti: Fitore e merituar, por tani do të rri mbi lojtarët. Duhet vazhdimësi appeared first on Telesport.