Enzo Fernandez shënon dy herë ndaj Barcelonës, por gëzohet më kot. Rezultati zhbllokohet nga një autogol (video)

Më në fund është zhbllokuar supersfida mes Chelsea-s dhe Barcelonës, që po luhet në “Stamford Bridge”, ku “Blutë” kanë gjetur avantazhin, pas dy golave të anulluar.

“Blutë” e nisën vrullshëm që në minutat e para, Fofana stopon një top me dorë brenda zonës dhe pason për Fernandez, ky i fundit e dërgon në rrjetë, por goli anullohet nga arbitri për prekje të topit me dorë.

Në minutën e 24-të, Chelsea shënon sërish me Enzo Fernandez, por goli anullohet sërish. Këtë herë ndërhyn VAR dhe goli anullohet për pozicion jashtë loje. Në minutën e 27-të, pas një kombinimi të bukur në zonë dhe pasimit të Cucurella për Estevao, në rrëmujë e sipër, Jules Kounde e dërgon në portën e tij. Chelsea-Barcelona 1-0.

SHIKOGOLIN

The post Enzo Fernandez shënon dy herë ndaj Barcelonës, por gëzohet më kot. Rezultati zhbllokohet nga një autogol (video) appeared first on Telesport.