AGK e zhgënjyer me mosndarjen e buxhetit për RTK-në nga kursimet: kërkon ndërhyrje urgjente të Qeverisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të mos përfshijë Radio Televizionin e Kosovës në ndarjen e buxhetit nga kursimet shtesë, pavarësisht premtimit të dhënë një ditë më parë nga ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Qeveria miratoi të martën kërkesën e ministrisë për kursime dhe rialokime buxhetore në vlerë mbi 8 milionë euro, të cilat iu dedikuan ekskluzivisht Shërbimit Klinik Spitalor Universitar të Kosovës. Në njoftimin e saj, AGK shprehu “zhgënjim të thellë” që ky vendim nuk përfshiu edhe RTK-në, ndonëse institucioni publik ndodhet në një situatë serioze financiare.

Reagimi: