Ekitike dhe Isak nuk po japin atë që pritej, Liverpool gjen sulmuesin e ri për 70 milionë euro

Me përforcimet e çmendura që bëri gjatë merkatos së fundit, sulmi i Liverpool pritej të ishte i jashtëzakonshëm këtë sezon, por në fakt po ndodh komplet e kundërta. Dy blerjet e bujshme, Alexander Isak dhe Hugo Ekitike, me atë që kanë dhënë deri tani në fushë, mund të quhen pa frikë transferime të dështuara.

Pikërisht për këtë arsye, klubi i kuq ka hedhur sytë nga merkato dhe objektivi i madh për janarin është sulmuesi i Bournemouth, Antoine Semenyo. Sulmuesi ganez ka treguar një super formë këtë sezon, duke shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 12 ndeshje në Premier League.

25-vjeçari është nën kontratë me Bournemouth deri në vitin 2030 dhe klauzola e tij e largimit është 70 milionë euro, shifër që mesa duket Liverpool është i gatshëm ta paguajë.

The post Ekitike dhe Isak nuk po japin atë që pritej, Liverpool gjen sulmuesin e ri për 70 milionë euro appeared first on Telesport.