Ky zhvillim tregon mosmarrëveshje dhe tensione të dukshme mes aktorëve kryesorë të negociatave.
Politico raporton se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka refuzuar të zhvillojë një takim me kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, gjatë diskutimeve mbi planin e paqes të propozuar nga presidenti Donald Trump.
Ky zhvillim tregon mosmarrëveshje dhe tensione të dukshme mes aktorëve kryesorë të negociatave.
Sipas raportimeve, Kallas ka rënë dukshëm nga skena publike për shkak të marrëdhënieve të vështira me ekipin e Trump. Edhe Rubio, i njohur si një nga zyrtarët më pro-evropianë në administratë, ka refuzuar të zhvillojë takime bilaterale me të.
Megjithatë, Kallas vazhdon të luajë një rol përtej vëmendjes publike, duke u përpjekur të bashkojë shtetet anëtare të BE-së pas skenave zyrtare dhe duke vepruar si një “polici i keq” në koordinimin e pozicioneve evropiane.











