Komandanti i KFOR’it shkon në Manastirin e Graçanicës për takim me Peshkopin Teodosije, temë “çështjet fetare e sociale”

Sot komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutash, është takuar me ipeshkvin Teodosije Sibalic në Graçanicë.

KFOR thotë se në takim u shkëmbyen pikëpamje për çështje sociale e fetare në Kosovë.