Real Madrid dhe klauzola 10 milionëshe për Nico Paz, a i leverdis Comos ta shesë në janar?

Nga Argjentina evidentohet ideja se Real Madridi mund ta rikthejë Nico Paz, por jo në janar. Klauzola e riblerjes së tij vlen vetëm për verën. Nga sezoni i ardhshëm, argjentinasi mund të kthehet te “Los Blancos” pas dy vitesh të shkëlqyera në Serie A me Comon. Kur Como e bleu, Reali ruajti një klauzolë riblerjeje për tri vite: 9 milionë në vitin e parë, 10 në të dytin, 11 në të tretin.

Kështu, verën që vjen, Real Madridi mund ta rikthejë duke paguar vetëm 10 milionë euro. Një shumë mjaft e ulët, duke parë rritjen e lojtarit. Kjo mund ta shtyjë Comon të kërkojë një rinegocim, por është e vështirë që Reali të pranojë. Alternativa? Ta respektojë marrëveshjen, ose ta shesë lojtarin në janar.

Sipas kontratës, Real Madridi përfiton 50% të çdo shitjeje të ardhshme. Fjala vjen, nëse Como e shet për 70 milionë, 35 prej tyre shkojnë te Real Madridi. Tottenham ofroi 70 milionë verën e kaluar, por u refuzua. Në fillim të vitit 2026 situata mund të ndryshojë dhe merkatoja pritet të jetë shumë e nxehtë për Nico Paz.

 

The post Real Madrid dhe klauzola 10 milionëshe për Nico Paz, a i leverdis Comos ta shesë në janar? appeared first on Telesport.