Pep feston 100 ndeshje në Champions me City: Po plakem, më shumë zhgënjime se sa momente të mira

Manchester City do të luajë sot në mbrëmje ndaj Bayer Leverkusen në Champions League. Kjo do të jetë ndeshja e 100 si trajner i “qytetarëve” në Champions për Pep Guardiola.

E kuptoj që po plakem! Është mjaft mirë, do të thotë që çdo sezon kemi qenë atje. Shpresojmë që edhe sezonin tjetër do të jemi sërish atje”, tha trajneri spanjoll.

Është një garë e madhe. Është e veçantë për lojtarët dhe ata e duan. Trajnerët sfidojnë veten me ekipet më të mira në Evropë. Për klubin, për sa i përket reputacionit, prestigjit dhe çështjeve financiare, është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha Guardiola.

Më tej, trajneri spanjoll tha: “Ka më shumë zhgënjime se sa momente të mira. Në fazat e grupeve kemi qenë në krye çdo sezon përveç sezonit të kaluar në formatin e ri, por ka qenë një përvojë e shkëlqyer”.

Jo gjithçka është e lehtë dhe e rehatshme për mua dhe Manchester City në Champions këto vite. Është pjesë e asaj që jemi si ekip dhe klub. Është e rëndësishme ta jetojmë atë“, deklaroi Pep Guardiola.

The post Pep feston 100 ndeshje në Champions me City: Po plakem, më shumë zhgënjime se sa momente të mira appeared first on Telesport.