Pesë vite kanë kaluar që nga 25 nëntori 2020, kur Diego Armando Maradona na la. Që atëherë, topi nuk ka ndaluar së qari, jo në mënyrë metaforike, por si objekti që ai e trajtoi gjithmonë me dashuri. Çdo centimetër i trupit të tij dinte ta prekte me një hijeshi pothuajse njerëzore, sprovë e dashurisë pa interesa, vetëm sepse e ndjente brenda vetes.
Maradona falë topit doli nga getoja e “Villa Fiorita”, fitoi famë dhe para, u adhurua si një zot pagan dhe pati lirinë të zgjidhte gjithçka që donte. Eduardo Galeano shkroi se, në një gala, ai do të kishte ndaluar një top me baltë në gjoks pa u shqetësuar për këmishën e bardhë që kishte veshur.
Megjithatë, dashuria për topin, Napolin dhe Argjentinën nuk mundën t’ia largonin “demonët” që e ndoqën gjatë gjithë jetës. Sot, stadiumi i Napolit mban emrin e tij, ai jeton nëpër murale, zemra dhe kujtesën e të gjithë atyre që vazhdojnë të kërkojnë “lojrat më të bukura të Maradonës”. Në fund të fundit mund të na marrin gjithçka, por atë që pamë te Maradona nuk do të zhdukin dot kurrë nga mendja e çdo futbolldashësi në botë.
The post 5 vite pa Maradonën, topi vazhdon të “qajë” për atë që e trajtoi gjithmonë me dashuri appeared first on Telesport.











