“Liridona Ademaj ka qenë një nënë e mirë”, flet avokati pranë përvjetorit të vrasjes së saj

Më 29 nëntor shënohen dy vjet nga vrasja e Liridona Ademajt, ku në mesin e të dyshuarve është ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, ka folur për jetën dhe kujdesin e Liridonës për fëmijët e saj.

Ai tha se ajo ka qenë një nënë e mirë dhe se për dy fëmijët e saj situata ka qenë e vështirë pas humbjes së prindërve.

“Pa dashur të teproj, lutemi për gjendjen e tyre. Janë fëmijë që gati dy vite jetojnë pa nënë dhe pa baba, nën kujdesin e institucioneve suedeze. Familja Ademaj ka qenë pranë tyre”, tha avokati Syla.