LDK e nominon Lumir Abdixhikun si kandidat për Kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nominuar kreun e kësaj partie, Lumir Abdixhikun, si kandidat për kryeministër. Vendimi u mor nga Kryesia e kësaj partie.

 

Lumir Abdixhiku është propozuar nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës si kandidat për kryeministër në zgjdhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Në një konferencë për media pas përfundimit të takimit, Abdixhiku ka theksuar se është propozuar nga Kryesia për në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së si kandidat për kryeministër.

“Te çështja e kandidatit të LDK-së nuk zgjati shumë diskutimi, ishte shkurt Kryesia e LDK-së konsideron se përderisa ka kryetar partie nuk ka nevojë të ketë tjetër kandidat për kryeministër. Prandaj më nominoi si propozim për Këshillin e Përgjithshëm të jem kandidat i LDK-së për kryeministër”, tha Abdixhiku.