Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se gjatë një bastisjeje të kryer sot në zonën sterile të Qendrës Korrektuese të Dubravës është parandaluar tentimi për të futur sende të kundërligjshme brenda institucionit.
Aksioni u zhvillua në bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe NJIK-un, dhe u konsiderua i suksesshëm. Zyrtarët korrektues identifikuan tri pako që përmbanin substanca të dyshuara narkotike, tre telefona celularë pa numra serik (dy iPhone, një Samsung, një Viko), si dhe dy adapterë telefoni.
Materialet e gjetura janë sekuestruar nga policia, ndërsa SHKK ka nisur procedurat hetimore.
Institucioni theksoi se mbetet i përkushtuar në rritjen e sigurisë dhe parandalimin e kontrabandës në mjediset korrektuese.











