Karteli, me bazë në Venezuelë, drejtohet sipas SHBA-ve nga Nicolás Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit të tij.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se më 24 nëntor 2025 ka shpallur Cartel de los Soles si Organizatë të Huaj Terroriste (FTO).
Karteli, me bazë në Venezuelë, drejtohet sipas SHBA-ve nga Nicolás Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit të tij, të cilët akuzohen se kanë korruptuar strukturat kryesore të shtetit: ushtrinë, shërbimet e inteligjencës, parlamentin dhe gjyqësorin.
Në deklaratë theksohet se Maduro dhe rrethi i tij “nuk përfaqësojnë qeverinë legjitime të Venezuelës”, ndërsa Cartel de los Soles bashkëpunon me grupe të tjera tashmë të shpallura terroriste, përfshirë Tren de Aragua dhe kartelin meksikan Sinaloa.
Sipas SHBA-ve, këto organizata janë përgjegjëse për dhunë terroriste në mbarë hemisferën dhe për trafik të konsiderueshëm droge drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.
Administrata amerikane thekson se do të vazhdojë të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur interesat kombëtare të sigurisë dhe për të ndërprerë çdo burim financimi apo mbështetjeje për organizatat “narko-terroriste”.
Ky është një tjetër përshkallëzim i presionit amerikan ndaj regjimit të Maduros – dhe një sinjal i qartë se Uashingtoni po e trajton rrjetin e tij të pushtetit si një strukturë kriminale transnacionale me natyrë terroriste.











