Kurti në Vatikan s’e njoftoi ambasadorin, Hoti: Këtij përbuzësi të shtetit duhet dhënë përgjigja më 28 dhjetor

Mungesë kulturore shtetërore dhe përbuzës i shtetit.

Kështu e quajti dhe kualifikoi Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës, Albin Kurtin e Vetëvendosjes, pas vizitës së këtij të fundit në Vatikan, ku edhe e anashkaloi dhe nuk e lajmëroi ambasadorin e Kosovës atje, Vehbi Miftarin.

Postimi i Hotit:

Duke mos e njoftuar Ambasadorin e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, Kurti e dëshmon edhe një herë mungesën e kulturës shtetërore në veprimet e tij.

Kjo nuk është asgjë e re. Kështu ka vepruar ky dhe vartësit e tij në vazhdimësi.

Shumë mund është bërë që shteti i Kosovës ta ketë të dërguarin e vet në Selinë e Shenjtë dhe gjithandej nëpër botë.

Injorimi i Ambasadorit të Kosovës është injorim i shtetit të Kosovës.

Këtij përbuzësi të shtetit të Kosovës duhet dhënë përgjigjen më 28 dhjetor.