Flutura Kusari: Dita e 24 punëtorët e RTK-së pa paga, përgjegjësinë e ka VV-ja

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka theksuar se Vetëvendosje e ka përgjegjësinë për situatën në RTK.

Ajo tha se sot është dita e 24 që punëtorët janë pa paga.

Postimi;

Dita 24, punetoret e RTK-se pa paga.

Per kete arsye, sot ne ora 11.00 fillon greva e punetoreve te RTK-se e cila do te vazhdoje deri ne transferimin e buxhetit.

E vetmja rruge ligjore per t’u paguar punetoret e RTK-se eshte transferimi i buxhetit me vendim te kryeministrit Kurti dhe qeverise.

Keto idete qe u dhane nderkohe, nga qeveria, Bislimi dhe Osmani, ishin propagande e paster politike te cilat e paten jetegjatesine e nje fluske bore.

Une nuk cuditem nese RTK mbyllet sic pati ndodhe perkohesisht me transmetuesin publik ne Greqi. Nese ndodhe, ky do te ishte turpi ma i madh ne historine e Kosoves.

Per gjendjen e mjere ne RTK pergjegjese eshte Levizja Vetvendosje!

Shihemi te RTK ne 11.00.