Jennifer Lopez, 56 vjeçe, ka ndarë disa fotografi të reja në Instagram, duke treguar formën e saj të mahnitshme dhe stilin ikonik.
Në një selfie nga afër, ylli i showbiz-it mbante një kapelë bejsbolli blu me një ‘J’ të bardhë, ndërsa një fotografi tjetër e tregonte me geta të ngushta blu dhe një këmishë të bardhë me mëngë të gjata, që nxirrnin në pah dekoltenë e saj.
Ajo i shkroi imazheve: “Nuk mund ta ndaloj shkëlqimin J”, duke marrë qindra mijëra pëlqime.
Fytyra e Jennifer ishte e freskët, me grim të zbehtë dhe ton rozë në faqe, ndërsa pozonte jashtë pranë një pishine luksoze, shkruan DailyMail.
Ajo është e njohur për lëkurën elastike dhe linjën e saj JLo Beauty, e cila ka fituar Çmimin e Inovacionit të Bukurisë për maskën e syve, një produkt i pasuruar me tetrapeptide dhe acid hialuronik që freskon dhe ndriçon zonën e syve.
Përveç kësaj, Jennifer promovon edhe balsamin e buzëve Beso dhe kompleti i saj i festave Jennifer Glow, që përfshin pastrues, serum, krem sysh, SPF, krem trupi dhe balsam, duke ofruar një rutinë të plotë bukurie për çdo stinë.












