Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i vranët dhe intervale kohore me diell.Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 e deri në 3 gradë Celsius, kurse ato maksimalet do të lëvizin nga 5 e deri në 9 gradë.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi prej 1 e deri në 4 metër për sekond.










