Inter më kërkues, por i pafat. Mungon goli në pjesën e parë në “San Siro”

Pjesa e parë e “Derby della Madonnina” mes Interit dhe Milanit, që po luhet në “San Siro”, është mbyllur në barazim 0-0.

Zikaltrit e nisin vrullshëm takimin, rasti i parë vjen që në minutën e 4-të. Dimarco kroson, Thuram godet me kokë, por gjuajtja e tij ndalet në mënyrë spektakolare nga Mike Maignan.

Në minutën e 15-të, Peter Sucic provon të gjejë rrjetën, por goditja e kroatit përfundon jashtë kuadratit. Rasti më i rrezikshëm për zikaltrit do të vinte në minutën e 27-të, Calhanogolu kroson nga këndi, Acerbi godet me kokë dhe topi përplaset në shtyllë.

Në minutën e 37-të, Inter i afrohet sërish golit. Pas një kombinimi të bukur Thuram-Lautaro, sulmuesi argjentinas godet me të jashtmen, por Mike Maignan tregohet fantastik dhe shpëton kuqezinjtë, duke e shtyrë topin në shtyllën e jashtme.

The post Inter më kërkues, por i pafat. Mungon goli në pjesën e parë në “San Siro” appeared first on Telesport.