Finalja e edicionit jubilar të 25-të të “Këngës Magjike” u zhvillua si një natë emocionesh të forta, nostalgjie dhe performancash të jashtëzakonshme.
Gara ishte e fortë deri në minutën e fundit, me emra të mëdhenj të muzikës shqiptare që konkurruan për trofeun.
Ashtu si çdo vit, votat e vetë artistëve ishin vendimtare për të përcaktuar fituesin e madh.
YouTube www.youtube.com
Këngëtarja Juliana Pasha u shpall triumfuese e këtij edicioni me këngën “Ajër”, një performancë që fitoi zemrat e kolegëve dhe publikun.
“Lot gëzimi për fitoren, lotë gëzimi që isha në këtë 25-vjetor, lotë gëzimi sepse doli një spektakël i shkëlqyer”, u shpreh ajo.
Vendin e dytë e siguroi këngëtarja e njohur Albina Kelmendi, e cila shkëlqeu me interpretimin e saj dhe mori duartrokitje të zjarrta nga publiku.
Ndërkohë, vendi i tretë i shkoi Mira Konçit, e cila dha një performancë të fuqishme dhe artistikisht të rafinuar, duke treguar edhe njëherë potencialin dhe stilin e saj të veçantë muzikor.
– YouTube www.youtube.com
Edicioni i 25-të i “Këngës Magjike” u vlerësua gjerësisht duke sjellë netë që do të mbahen mend gjatë nga artistët dhe publiku.











