Ka ndërruar jetë veterani dhe ish-komandanti i UÇK-së, Jetullah Qarri.
Pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, i shtruar në QKUK prej fillimit të vitit 2016, sot ka vdekur, Jetullah Qarri i njohur gjatë luftës si Komandant Guri, komandant i Brigadës 60, të SHP të UÇK-së.
Jetullah Qarri ka qenë njëri prej luftëtarëve më emblematikë të luftës së UÇK-së, i cili ka vepruar kryesisht në Zonën Operative të Neredimës, e të Pashtrikut.
Varrimi bëhet sot, në orën 16.00 në Varrezat e Dëshmorëve, në Grykë të Carralevës.