Një sulm ajror izraelit ka goditur kryeqytetin e Libanit, Bejrut, për herë të parë pas disa muajsh.

Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër shefin e shtabit të Hezbollahut.

“Pak kohë më parë, në zemër të Bejrutit, IDF sulmoi Shefin e Shtabit të Hezbollahut, i cili kishte udhëhequr ndërtimin dhe riarmatimimin e organizatës terroriste”, tha Zyra e Netanyahut.

“Kryeministri Netanyahu urdhëroi sulmin me rekomandimin e ministrit të mbrojtjes dhe shefit të shtabit të IDF-së”, shtoi ajo.

“Izraeli është i vendosur të veprojë për të arritur objektivat e tij kudo dhe në çdo kohë.”

Nuk u tha nëse shefi i shtabit, Ali Tabtabai, ishte vrarë.

Nuk pati asnjë informacion të menjëhershëm për viktima.

Ndryshe, ky është sulmi i parë ajror izraelit në Bejrut që nga qershori dhe vjen disa ditë para se Papa Leo XIV të vizitojë Libanin.

Sulmet izraelite në Libanin jugor janë intensifikuar javët e fundit.

Izraeli thotë se Hezbollahu po përpiqet të rindërtojë kapacitetet e tij ushtarake atje, gjë që qeveria libaneze e ka mohuar.

Hezbollahu është një nga grupet jo-shtetërore më të armatosura në botë dhe konsiderohet si një forcë e përfaqësuar nga Irani. /Telegrafi/