Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania. Balina Bodinaku, ka qenë së fundmi e ftuar në “Weekend”.

Ajo zbuloi se bashkëshorti i saj nuk i kishte folur për dy muaj për shkak të pjesëmarrjes në këtë reality shou.

Megjithatë, ajo theksoi se nuk pati asgjë tjetër mes dyshes por vetëm kokëfortësi.

 Foto: YouTube

“Kur unë pranova të isha opinioniste e BBVA, Andi nuk ishte pro nja dy muaj nuk kemi folur. Ishte çështje kokëfortësie, nuk kishte betejë, por kokëfortësi”, tha Balina.

Balina tutje tha se e gjithë ajo periudhë për të ka qenë, ‘dil nga spitali dhe shko në Big Brother”.

“Ishte i vështirë, eksperiencë interesante. Pjesën më të madhe as nuk i kisha parë ndonjëherë. Ishte një eksperiencë që nuk i thoja dot jo, gjërat ndryshe. Kishte vështirësitë e veta, tek të gjithë ndihej ajo ngarkesa e gjësë së re”, tha ajo.

Ndër tjerash zbuloi se si kishte filluar të ishte pjesë e botës së televizionit.

– YouTube  www.youtube.com

“Kam qenë shumë e re, 14 vjeçe, dhe kam qenë shumë tifoze e futbollit, ndiqja çdo ndeshje të kampionatit shqiptar e italian. Dëshira më e madhe kanë qenë për futbollin dhe shkrimi im i parë ishte në gazetë të sportit”, shtoi ndër tjerash Bodinaku. /Telegrafi/