S’ka kontrast në QKUK, CT-ja e Emergjencës dhe ajo e Pejës jashtë funksionit

Janë bërë pesë ditë që pajisja diagnostikuese – CT, e cila përdoret për rastet urgjente në Klinikën e Emergjencës në QKUK, ka dalë jashtë funksionit për shkak të një defekti.

Këtë e kanë bërë të ditur disa burime për gazetaren e Klan Kosovës, Arbreshë Uka.

Pacientët që shkojnë në Qendrën Emergjente në QKUK tani duhet të dalin jashtë këtij objekti për të kryer CT-në në Klinikën e Neurologjisë. Përveç kësaj, burimet bëjnë me dije se që prej pesë ditësh nuk ka as kontrast – material ky shpenzues dhe i domosdoshëm për realizimin e CT-së me kontrast.

Televizioni ka raportuar disa herë për mungesa të tilla, ku pacientët shpeshherë detyrohen ta blejnë vetë kontrastin.

Në anën tjetër, QKUK ka 4 aparatura të CT-së, njëra e vendosur në klinikën e Emergjencës, tjetra në Neurologji, kurse ajo në Onkologji është shumë e vjetër, dhe e fundit ndodhet në Klinikën e Pediatrisë.

Pos këtyre, gazetarja Arbreshë Uka mëson se edhe CT-ja në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është jashtë funksionit prej një muaj, pajisje kjo që është e vjetër.

Rastet e këtij spitali po dërgohen në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

Defektet me aparaturat diagnostike nuk janë të rralla në Spitalin e Pejës. Muaj më parë Klan Kosova raportoi për Rezonancën Magnetike, pajisje kjo e shtrenjtë dhe e blerë rishtas që kishte pësuar prishje, duke u rikthyer më vonë në funksion./Klankosova.tv

Mot i ndryshueshëm në javën e ardhshme: Diell, vranët dhe me shi Instituti Hidrometeorologjik e ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme. Sipas IHMK-së, moti gjatë javës parashihet të jetë i ndryshueshëm, me intervale të shkurta me diell, i vranët dhe me shi, transmeton Klankosova.tv. E hënë Moti i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: 0-3°C Temperaturat maksimale: 5-9°C Era: Kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s. E martë Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale: 0-2C Temperaturat maksimale: 8-11° Era: nga jugperëndimi, me shpejtësi 1-5m/s E mërkurë Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 3-5 °C Temperaturat maksimale: 10-13°C Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. E enjte Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale: 1 deri 3°C Temperaturat maksimale: 4-6°C Era: nga veriperëndimi , 1-4 m/s E premte Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale: -1 deri 2°C Temperaturat maksimale: 4-6°C Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. Jo vetëm në fushë, derbi i Milanit pritet të zhvillohet edhe për shërbimet e yllit të Serie A Read more