SHBA hartoi planin për paqen Rusi-Ukrainë, reagon ashpër Trump: Ukrainasit janë mosmirënjohës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar liderët e Ukrainës për mungesë mirënjohjeje ndaj përpjekjeve të SHBA-së për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit me Rusinë.

Në një postim të fundit në platformën e tij Truth Social, Trump shprehu shqetësimin e tij për pasojat e luftës dhe kritikoi vendet evropiane që vazhdojnë të blejnë naftë nga Rusia.

Në postimin e tij, Trump shprehu pakënaqësi për mënyrën se si “udhëheqja” e Ukrainës ka reaguar ndaj ndihmës amerikane, duke thënë se ata nuk kanë treguar asnjë mirënjohje për përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar në përfundimin e luftës.

Ai gjithashtu kritikoi Evropën për vazhdimin e blerjes së naftës ruse, duke e cilësuar këtë veprim si kontradiktor ndaj përpjekjeve perëndimore për të izoluar Rusinë ekonomikisht.

Trump theksoi se lufta në Ukrainë është një “humbje për të gjithë” dhe e përshkroi si një konflikt që nuk duhej të ishte nisur kurrë.

“Udhëheqja e Ukrainës ka shprehur mirënjohje zero për përpjekjet tona, dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia. Unë trashëgova një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, një luftë që është një humbëse për të gjithë, miliona njerëz që kanë vdekur kaq pa pajisje”, shkroi ai në Truth Social. /TCH

Mot i ndryshueshëm në javën e ardhshme: Diell, vranët dhe me shi Instituti Hidrometeorologjik e ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme. Sipas IHMK-së, moti gjatë javës parashihet të jetë i ndryshueshëm, me intervale të shkurta me diell, i vranët dhe me shi, transmeton Klankosova.tv. E hënë Moti i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: 0-3°C Temperaturat maksimale: 5-9°C Era: Kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s. E martë Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale: 0-2C Temperaturat maksimale: 8-11° Era: nga jugperëndimi, me shpejtësi 1-5m/s E mërkurë Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 3-5 °C Temperaturat maksimale: 10-13°C Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. E enjte Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale: 1 deri 3°C Temperaturat maksimale: 4-6°C Era: nga veriperëndimi , 1-4 m/s E premte Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale: -1 deri 2°C Temperaturat maksimale: 4-6°C Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. Jo vetëm në fushë, derbi i Milanit pritet të zhvillohet edhe për shërbimet e yllit të Serie A Read more