E rëndë: Vëllai ther me thikë vëllanë në Kllokot

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në fshatin Gërnçar të Kllokotit.

Atje një person e ka qëlluar me thikë dy herë në qafë vëllanë e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes nga policia, i cili edhe është ndaluar për 48 orë, derisa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjilanit.

Nuk dihet saktësisht se pse ka ndodhur ky incident në familjen që i takon komunitetit serb.

Lidhur me rastin, është njoftuar edhe Prokurorja e cila ka iniciuar hetimin e dy veprave “Vrasje në tentativë” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.