Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në rrugën Duhël–Suharekë, pasi dyshohet se tentuan t’i shmangen policisë me automjetin me të cilin po lëviznin.
Sipas Policisë, njësitet patrulluese kanë ndalur veturën e dyshuar dhe gjatë kontrollit kanë gjetur sasi të konsiderueshme të substancave narkotike.
Në automjet janë zbuluar dhe sekuestruar 314.97 gramë kokainë, 0.45 gramë marihuanë, tre telefona celularë, si dhe vetura me të cilën po udhëtonin të dyshuarit. Pas konsultimit me prokurorin, është bastisur edhe banesa e njërit prej të arrestuarve, por nuk është gjetur material shtesë i dyshuar.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv.
“Rr. Duhël-Suharekë / 22.11.2025 – 19:08. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar pasi kanë tentuar t’i shmangen njësive policore me veturën me të cilin ishin duke lëvizur dhe gjatë kontrollit në veturë njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar 314.97 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, 0.45 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 3 telefona mobil dhe po ashtu kanë sekuestruar edhe veturën e të dyshuarve. Në konsultim me prokurorin, është bastisur edhe banesa e njërit të dyshuar, por nuk është gjetur diçka e dyshuar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.”











