Premier League në prag të krizës, ky rregull i ri mund të rrëzojë gjithçka

Premier League po përballet me trazira. Një sistem i ri i “ankorimit”, propozuar nga drejtuesit e “Football Association”, synon të kufizojë shpenzimet e tepruara dhe të zbusë diferencën mes klubeve të mëdha dhe atyre “mesatare-të vogla”.

Ky sistem vendos një limit shpenzimi që nuk lidhet me të ardhurat e çdo klubi, por me një shumë fikse për gjithë kampionatin: pesë herë të ardhurat e klubit më pak të paguar. Ky kufi i përbashkët nuk merr parasysh fuqinë reale financiare të gjigantëve si Manchester City, United, Chelsea apo Liverpool, të cilët janë shprehur kundër.

Rregulli duhet të miratohet prej 14 nga 20 klubet e Premier League, gjë e vështirë për momentin. Përveç kundërshtimit të klubeve të mëdha, masa pritet të përballet me sfida ligjore përmes PFNCC dhe PFA, që ka paralajmëruar se do të mbrojë të drejtat kontraktuale dhe ekonomike të lojtarëve.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të dobësojë konkurrencën e klubeve dhe të vendosë një kufi prej 500-525 milionë paund, duke penguar përdorimin e plotë të burimeve të gjigantëve dhe ndryshuar hierarkinë e futbollit në Europë dhe globalisht.

 

The post Premier League në prag të krizës, ky rregull i ri mund të rrëzojë gjithçka appeared first on Telesport.