Rafa Leao do të ketë një derbi të veçantë këtë fundjavë. Për herë të parë fëmijët e tij, Leonardo dhe Thiago (të lindur në nëntor 2024), do të jenë në tribunë për ta ndjekur teksa luan kundër Interit në “San Siro”. Pas kualifikimit me Portugalinë në Botërorin 2026, Leao është më i motivuar se kurrë. Rikuperimi i tij pas dëmtimit të këmbës së djathtë në gusht e ka rikthyer në formë, me 4 gola dhe 1 asist në Serie A.
Sulmuesi luzitan është gjithashtu baba dhe prind i përkushtuar, tani më i disiplinuar në rikuperim dhe parandalimin e dëmtimeve. Në moshën 26-vjeçare, Leao ndihet gati për një shtysë të re në karrierë. Me Botërorin 2026 në horizont dhe praninë e Cristiano Ronaldos në kombëtare, ai synon të jetë protagonist dhe titullar, duke përdorur sukseset te Milani si platformë për të fituar besimin e trajnerit Martinez.
Te Milani ka marrë rolin e sulmuesit kryesor në 3-5-2 e Allegrit, mund të luajë lirshëm edhe në krahun e majtë. Për më tepër, Leao është zëvendëskapiten dhe mund të marrë shiritin e kapitenit sezonin e ardhshëm, pas largimit të mundshëm të Mike Maignan.
The post Derbi special për babanë Leao, debutim në “San Siro” për binjakët e tij. Vitin tjetër mund të marrë shiritin appeared first on Telesport.











