Pas seancës stërvitore me dyer të hapura më 7 nëntor, Hansi Flick drejtoi dje, të shtunën e 22 nëntorit, ndeshjen e tij të parë në “Spotify Camp Nou”. Gjermani e kishte shprehur disa herë dëshirën për të qenë në stolin e stadiumit blaugrana, por dueli me Athletic Club nuk ishte vizita e tij e parë në tempullin “cules”.
Si lojtar i Bayern Munich, Flick zhvilloi dy ndeshje në trofeun “Joan Gamper” të vitit 1987, duke përjetuar nga afër atmosferën e një “Camp Nou” të mbushur plot. Bayerni i Flick-ut u imponua në gjysmëfinale ndaj Ajax-it të drejtuar nga Johan Cruyff (1-1, 4-2 me penallti), edhe pse më pas u mposht në finalen e madhe nga Porto (2-0).
Flick ishte titullar dhe luajti 90 minuta në të dyja ndeshjet e “Gamper”, por nuk pati mundësinë të përballej me Barcelonën. Mbi 38 vite pas asaj pjesëmarrjeje të tij në “Gamper”, Flick do të përjetojë tani një eksperiencë të re në “Spotify Camp Nou” si trajner dhe do të kërkojë ta nisë me fitore udhëtimin e tij në stadiumin e rinovuar blaugrana.

The post Dita kur Hansi Flick mposhti Johan Cruyff-in në stadiumin “Camp Nou” appeared first on Telesport.











