Mot i ashpër këtë të diel: Rënie temperaturash në gjithë vendin – reshje bore në viset malore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën vendi do të përfshihet nga një mot i vranët, shoqëruar me reshje shiu dhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Sipas institutit, në zonat malore priten reshje bore, ndërsa këto reshje mund të shtrihen edhe në disa prej rajoneve me lartësi mesatare.

Temperaturat minimale të ditës do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 2 dhe 5 gradë Celsius, duke krijuar kushte të favorshme për formimin e borës në pjesë të caktuara të vendit.

Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 6 m/s.