Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, po qëndron në Zvicër, ku ka takuar strukturat e partisë, si dhe ish-kandidatin për deputet, Ragip Xhaka.
Në një postim në Facebook, Hamza tha se “kontributi i mërgatës për Kosovën tejkalon çdo distancë dhe kufi”.
“Me Ragipin dhe strukturat e PDK-së në Zvicër biseduam për zgjedhjet e 28 dhjetorit, për forcimin e lidhjeve me atdheun dhe për rolin e pazëvendësueshëm të mërgatës në zhvillimin e vendit. Nder dhe respekt për angazhimin e tyre”, shkroi Hamza.











