Manchester City vazhdon me luhatjet e shumta këtë sezon. “Qytetarët” janë mundur 2-1 nga Newcastle, në sfidën e luajtur në “St. James’Park”, e vlefshme për javën e 12-të në Premier League.
Golat e takimit u shënuan të gjithë në pjesën e dytë, në një hark kohor prej 7 minutash. Harvey Barnes zhbllokoi shifrat në minutën e 63-të, me Harvey Barnes, i cili shënoi me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 67-të, Ruben Dias barazoi shifrat pas një aksioni të gjatë të qytetarëve, të finalizuar me sukses nga qendërmbrojtësi portugez.
Në minutën e 70-të ishte sërish Harvey Barnes që shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për vendasit, pas një rrëmuje në zonë. Rezultati final, 2-1. Dy më do dobëtit për City-b, Erling Haaland dhe Gigio Donnarumma.
Pas kësaj fitoreje, Newcastle ngjitet në vendin e 14-të me 15 pikë. Manchester City mbetet në vendin e tretë me 22 pikë.
The post Haaland në ditë të keqe, Man. City zhgënjen sërish. Fitore e madhe për “Qymyrxhinjtë” (video) appeared first on Telesport.











