Liverpool për turp, Nottingham Forest bën spektakël në “Anfield”. Sunderland i Xhakës e pëson në fund (video)

Duket e pabesueshme ajo që po ndodh me Liverpool-in këtë sezon. Kampioni në fuqi i Premier League është trupëruar 0-3 nga Nottingham Forest në sfidën e javës së 12-të në Premier League, e luajtur në “Anfield”.

Murillo shënoi fillimisht për Nottingham në minutën e 33-të, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Igor Jesus gjeti sërish golin për miqtë aps dy minutash, por u anullua për prekje me dorë.

Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Nottingham Forest, pjesa e dytë nis sërish me gol për miqtë. Mbrojtësi i ardhur nga Juventus, Nicolo Savona, gjeti rrjetën pas një kundërsulmi fantastik, të finalizuar me sukses nga italiani. Morgan Gibbs-White vulosi fitoren e Nottingham, duke shënuar golin e tretë në minutën e 78-të. Arne Slot po përjeton momentin më të vështirë si trajner i Liverpool, ndërkohë Sean Dyche do ta mbajë mend gjatë këtë fitore.

Sunderland i Granit Xhakës është mundur 1-0 nga Fulham. Londinezët shënuan në minutën e 84-të me të zakonshmin Raul Jimenez. Crystal Palace fitoi në transfertë 0-2 ndaj Wolves, me golat e Daniel Munoz dhe Pino në pjesën e dytë. Ekipi id rejtuar nga Oliver Glasner ngjitet në vendin e katërt pas kësaj fitoreje.

SHIKOGOLAT

The post Liverpool për turp, Nottingham Forest bën spektakël në “Anfield”. Sunderland i Xhakës e pëson në fund (video) appeared first on Telesport.